Vazhdojnë dëshmitë e deputetëve të rrahur në prokurorinë publike. Sot në Prokurorinë Publike, në cilësinë e palës mbrojtëse sot kanë dëshmuar nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska dhe deputetja e LSDM-së, Mileva Gjorgjieva.
Gjorgjieva, tha se në natën e 27 prillit protestuesit deputetëve u janë drejtuar me fjalët “keni mbaruar, do të ju vrasim të gjithëve”. Ajo gjithashtu ka treguar se në Kuvend janë improvizuar shkallë nga tre byro nga ku kanë arritur që të zbresin nga galeria e shtëpisë ligjvënëse. Për ngjarjet në Kuvend, të premten në Prokurori kanë dëshmuar, lideri LSDM-së Zoran Zaev, sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov dhe deputeti Maksim Dimitrievski.