Shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë po kryejnë punimet e rinovimit të sallës ku natën e 27 prillit u rrahën brutalisht deputetë të maxhorancës së re nga ana e protestuesve dhe huliganëve të organizuar, ku mes tyre dyshohen për organizim edhe deputetë, pjesëtarë të shërbimeve të policisë dhe të dyshuar të tjerë.