Ardita Krasniqi, maturantja e në Shkollën e Mesme “28 Nëntori”-Prishtinë, drejtimi pikturë në mbrëmjen e maturës u dallua për fustanin e veçantë.
Në fustanin e saj ajo pikturoi portretet e shokëve e shoqeve të klasës, bashkë me kujdestaren e tyre.
“Ideja ka qenë e imja dhe e kujdestares Valbona Gashi dhe fustani është qepur nga Fitore Sallteku”, ka thënë Krasniqi për Gazeta e Re.
Ndryshe, shumë shkolla kanë mbajtur tashmë ndejën e mbrëmjes së maturës.