Rritet në shifra alarmante numri i rasteve me kancer të lëkurës në Maqedoni

Numri i rasteve me melanoma (karcinom i cili rrjedh nga qelizat në lëkurë të quajtura melanociti) në Maqedoni është në rritje dhe nevojitet që popullata të bëjë kontrolle me kohë dhe ta mbrojë lëkurën nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë.

Këtë sot e theksoi koordinuesja e Euromelanoma Maqedoni – Fushata evropiane për luftë kundër melanomës, Zorica Zafirovic.

Ajo theksoi se melanoma është arsyeja kryesore për vdekje nga të gjithë kancerët e lëkurës dhe poenta e fushatës, e cila organizohet më 29, 30 dhe 31 maj, është ngritja e vetëdijes për mbrojtje me kohpë e lëkurës dhe paraqitje me kohë në ordinanca, njofton AIM.

Kryetarja e Shoqatës për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”, Biba Dodeva tha se një nga problemet kryesore për të sëmurët nga melanoma malinje janë terapitë e reja të cilat janë të kapshme prej vitit të kaluar, por jo të gjitha.

Theksoi se kanë pasur probleme rreth furnizimeve të reja, përkatësisht, siç tha, për pak pacientët do të mbeteshin pa këto barëra.

Kryetarja e Aleancës nacionale për sëmundje të rralla në Maqedoni, vesna Aleksoska tha se terapia nuk guxon të vonojë dhe nuk guxon të ketë mungesë të barërave. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu