“Koha t’i tregojmë botës se kush jemi”, ja mesazhi i Juves për Realin para finales (VIDEO)

Juventus është gati për të luajtur finalen e Ligës së Kampionëve, teksa optimizmi në ekipin italian vijon të mbetet i madh. Kampionët e Italisë kanë postuar një video në kanalin e tyre në “Youtube” duke i dhënë dhe një mesazh “galaktikëve”.

“E zeza dhe e bardha janë stili ynë i jetës. Frymëzimi ynë, krenaria jonë. Në Cardiff, për finalen e Ligës së Kampionëve, është koha t’i tregojmë botës se kush jemi. Deri në fund!”, thuhet në videon e bardhezinjve.

Juventus është në kërkim të Championsit të 3-të. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu