Në mesnatë skadon afati i parë i Prokurorisë Speciale Publike. Ky afat është për ngritjen e aktakuzave për lëndët të cilat Specialja i mori nga prokuroria e Marko Zvërlevskit. Nga ana tjetër, prokurorëve special u ngelen edhe 26 ditë të ngritin aktakuza për lëndët që dalin nga bisedat e përgjuara. Deri tani Specialja ka ngritur 20 hetime dhe tre aktakuza edhe atë kundër ish shefit të Drejtorisë së pestë, Goran Grujovskit për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit, për demolimin e komunës Qendër dhe shuplakat e porositura nga Gruevski për kryetarin e Qendrës Andrej Zhernovski dhe për rastin Transportuesi kundër kryetarit të Manastirit, Vladimir Talevski për keqpërdorime në transportin e nxënësve.
Sipas profesoreshës universitare, Besa Arifi, Prokuroria Speciale duhet të vazhdojë t’i hetojë rastet që u ngritën më vonë. Ndërsa për rastet e filluara më herët, do duhet të përfundojë me hetimin dhe të ngritë aktakuza.
Katica Janeva në pres konferencën e fundit si shumë herë deri më tani kërkoi Kuvendi t’ua vazhdojë mandatin. Për kjo çështje mbetet e hapu, sidomos duke pasur parasysh se për anulim apo ndryshim të nenit kontestues për Prokurori speciale, nevojitet shumicë prej dy të tretave, që do të thotë se pa mbështetjen e VMRO-DPMNE-së kjo nuk mund të arrihet.
Arifi vlerëson se pikërisht VMRO-DPMNE do të vazhdojë me obstruksione ndaj punës së Prokurorisë Speciale Publike.
Kryeministri Zaev premtoi reforma në gjyqësor dhe hapjen e departamentit të posaçëm në Gjykatën penale për rastet e hapura nga Prokuroria speciale dhe masa urgjente për debllokimin e punës së tyre. Menjëherë pas votimit të qeverisë së re. Zaev kërkoi Marko Zvrlevski ta përshpejtojë procesin e dorëheqjes së tij.
Por kërkesës së Zaevit për dorëheqje deri tani nuk i është përgjigjur kryeprokurori Marko Zvërlevski.