Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se Vetëvendosje ka dalë subjekti i parë politik në Kosovë me 33 deri në 34 për qind të votave, duke shtuar se VV do ta formojë Qeverinë.
”Kemi informacione se VV ka marrë 33 deri në 34 për qind të votave të qytetarve të Kosovës. Do ta bëjmë Qeverinë si Lëvizje Vetëvendosje. Jemi subjekti i parë”, tha Sejdiu.
Sejdiu po ashtu ka akuzuar koalicionin PDK-AAK-Nisma për tentim të prishjes së procesit zgjedhor.
“Po bëhen tentativa të shumta për me prish procesin. Këto subjekte po bëjnë përpjekje të shumta, si ishte rasti me OJQ-në. Kjo është votë e ndryshimit, është fitore e qytetarëve të Republikës”, tha Sejdiu, raporton Periskopi.
“Vota e VV-së është më shumë se dyfish e rritur. Qytetari ka ndryshuar për ndryshim, për ta përmbysur të keqen këtë republikë. Qytetarët e treguan vullnetin e tyre duke e dyfishuar votën. Do ta bëjmë Qeverinë si Lëvizje Vetëvendosje. Jemi subjekti i parë”, tha ai në fund. /Periskopi/