Hasanbegasit: ‘Ali Ahmeti në Hasanbeg? Kjo është një rren e madhe! (VIDEO)

Ekipi i Gazetës Lajm edhe sot vizitoi banorët e Hasanbegut. Gjendja në këtë rajon edhe pas 12 ditëve vazhdon të jetë e vështirë. pa kulm mbi kokë dhe me kushte shumë të vështira.

Një banor i kësaj lagje i cili ka mbetur pa kulm mbi kokë thotë se ka pranuar ndihma si mjete higjienike dhe ushqim vetëm nga organizatat jo qeveritare dhe njerëzve human, ndërsa i mllefosur dhe me dëshpërim thotë se askush nga pushtetarët shqiptarë nuk ka ardhur ti viziton e as tu dalë në ndihmë atyre, dhe se që Ali Ahmeti ka qenë atje është një rren e madhe, raporton Lajm.

Ky banorë me emrin Mitat Maksuti i cili ka qënë me profesion rrobaqepës gjithashtu apelon për ndihmë nga të gjithë ata të cilët kanë mundësi pasi siç thotë dhe vetë ai ka mbetur pa kulm mbi kokë, e gjithë renomeja dhe teknika e bardhë i’u janë shkatëruar, ti ndihmojnë aq sa munden. Këtë mund ta bëjnë duke e kërkuar atë në rrugën “Roman Kaskeliovic” nr:36 Hasabeg.

Në vazhdim ju sjellim pamje nga shtëpia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu