Në shumë pika të vend parkimit, është vendosur stendë, ku vozitësin e makinës e udhëzon se në cilën zonë gjendet dhe sa orë është e drejtë vend parkimi. Hapësira e kohës është brenda orëve 7 të mëngjesit deri në ora 23 të natës. Por parkimi ka limit, ndeja më e gjatë është dy orë, në të kundërtën përgjegjësit e parkingut do të aktivizojnë “prangosjen” e makinës. Në raste kur nevoitet vendi i lirë dhe pronari i makinës ka keqpërdorur kohën ose ka vendosur makinën keq, jashtë vijave të vendit të parkimit, përgegjësit e komunikacionit zhvendosin makinën prej vendit të zonës ku është parkuar pronari i makinës, drejt qendrës së parkingut publik. Ku kjo zhvendosje e sanksionon pronarin e makinës me pagesë shtesë, shkruan Almakos.
Pikë parkimet disponojnë hapësirë të vetë parkimit, ku stenda që është e vendosur ka edhe tarifën e çmimit. Të gjitha çmimet janë të shënuara në valutën e maqedonisë (mkd).
Problemi i vizitorëve, të cilët vijnë nga jashtë shteti, hasen në vështirësi se si të dërgojnë porosinë drejt operatorit, ku bëjnë pagesë të parkingut.
I pyetur për këtë çështje nga Almakos, Drejtori i Ndërmarrjes “Parkingu i qytetit të Shkupit”, Sasha Bogdanovic, thotë se një gjë e këtillë nuk është bërë deri më tani dhe nuk janë marrë masa.
“Është e mundur, por nuk është përgjegjësia jonë, por e operatorit telefonik, ku ne kemi bërë marrveshje, të cilët japin përkrahje për qytetarët, për të lehtësuar veprimin e pagesës dhe për të mos u marrë shumë kohë. Por, kemi edhe marrveshje të tjera me pikat e parkimit, ku janë të vendosura kioska, ku mund të marrin biletën, pra edhe në këtë formë, keni mundësi”, tha Bogdanoviç, në takimin e djeshëm, në nënëshkrimin e memorandumit për bashkëpunim mes “Parkingut të qytetit të Shkupit” dhe kryetari i Shoqatës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj personave të përjashtuar nga shoqëria dhe të varfërve “Ushqim për të gjithë – BUM”.
I pyetur se pse mungojnë gjuha shqipe edhe gjuha angleze në shumë stende, që informojnë zonën dhe formën e pagesës, ai u përgjigj se punohet në këtë pikë.
“Në shumë tabela janë të përkthyera udhëzimet nga maqedonishtja në shqip dhe anglisht, por atje ku nuk janë gjuhët e tjera, do të punohet për përmirësimin e tyre, pra do të plotësohen”, tha Bogdanoviç
Tabelat e vendosura në tre gjuhë janë kryesisht në qendër, ndërsa larg qendrës ka mangësi të informacionit, në gjuhë të tjera. Ndërsa, për valutën MKD, shpesh të huajt hamenden. Vetëm në pikat e autostradës valuta e Maqedonisë është e konvertuar në Euro, ku shënon pagesa 50 cent për 30 denarë ose 1 euro, për 60 denarë, varësisht tipit të automjetit.
Edhe pse Republika e Maqedonisë konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur dhe si shtet qytetar dhe demokratik, akoma nuk ka zbatuar të vendoset dhe ndërtohet sundimi i së drejtës si sistem themelor i pushtetit, gjithashtu të garantohen të drejtat e njeriut, liritë qytetare dhe barazia nacionale. As edhe përdorimi i gjuhëve, në këtë rast shqipen dhe anglishten, në të gjitha tabelat rrugore, të parkingut.
Qytetarët thonë se një gjë e tillë mundëson demokracinë dhe lehtëson veprimin dhe nuk shpenzohet kohë, për t’u informuar.
“Makinën detyrohem ta vendos në pikat, ku bëhet pagesa me bileta, me para të gatshme, kjo është mundësi më e mirë, sepse unë vij nga Ferizaji i Kosovës. Sa herë që kam patur punë në Zonën A6, apo gjetiu, më është dashur të konsultohem me banorët e asaj lagje se a lejohet të vë makinën këtu. Por, më është ndaluar, në të kundërtën sa kam informacione ma rrëmbejnë makinën dhe hapet procedurë, ku përpos që humb kohë, por edhe duhet të bësh pagesë të madhe. Jam i detyruar të gjej rajon të parkimit, ku ëshët forma më e lehtë, në këtë rast pagesa me para në dorë”, tha P. Gashi, për Almakos.
Ai shtoi se të gjithë personat që vijnë jashtë Maqedoni hasen në probleme, të gjuhës dhe informimit, ku nuk u mundësohet edhe zgjidhje.
“Në përdorimin e gjuhës shqipe, hasim mungesë në shumë tabela të vendit, në Shkup, Kumanovë, Manastir, etj. Por, për përdorimin të telefonit, me operatorin që kam “Vala”, nuk kam menduar ndonjëherë të bëj pagesën në pikën e parkimit. Besoj, që na kushton shumë shtrenjt, por do të ishte më lehtë”, thotë Gashi, për Almakos.
Ndërsa, qytetarët e Maqedonisë ankohen se kufizimi i parkimit, në shumë zona të vendit, në Shkup, i detyron të dënohen me pagesa në shumë të majme.
“Koha është e limituar, vetëm dy orë kemi të drejtë, ndërsa pas kësaj kohe duhet ta lëvizim makinën, në të kundërtën 1700 denarë do të duhet të bëjmë pagesën. Ata e vënë një hekur me dry, që të mos lëviz makina, nëse e kemi tejkaluar periudhën kohore, të qëndrimit. Dhe detyrohemi që t’i thërrasim në telefon, për të çbllokuar makinën. Ky kufizim i kohës, sidomos në qendër të qytetit, na prish planet e takimeve të rëndësishme”, tha B.Asani, për Almakos.