Zjarri në Londër, numri i viktimave shkon 70, May: Bëmë sa mundëm!

Në Londër, nuk kanë të ndalur kritikat kundër Theresa May. Kryeministrja ka premtuar hetim të plotë mbi shkaqet e zjarrit në “Grenfell Twoer”, por ndryshe nga kryebashkiaku londinez Sadiq Khan dhe laburisti Corbin, ajo ka shmangur përballjen me banorët.

May vizitoi pastaj në spital disa nga të plagosurit, por pas daljes prej andej, disa protestues i ulëritën: “Turp, mashtruese”.

Ndërkohë që numri i viktimave të konfirmuara ka shkuar në 70, May është mbrojtur duke thënë disa herë se është bërë e pamundura për të shmangur një tragjedi kaq të madhe: “Ishte një tragjedi mjaft e tmerrshme, – tha ajo. – Nuk dihen akoma shkaqet e tragjedisë”, – shtoi May, duke kujtuar që është përcaktuar një fond prej 5 milionë sterlinash për emergjencën dhe ka nisur një hetim penal, por gjithsesi kryeministrja nuk u duk në gjendje të japë përgjigje ezauruese mbi atë që ndodhi dy net më parë.

Autoritetet kanë thënë se shpresojnë që numri i viktimave të mos jetë 100, edhe pse disa prej tyre nuk mund të identifikohen kurrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu