Anija merr flakë në mes të detit, evakuohen 500 persona

Një anije ka marrë flakë në mes të detit, mes Porto Rikos dhe Republikës Domenikane, gjë që ka bërë të evakuohen rreth 500 turistë.
Në momentin kur janë konstatuar flakët, anija kroçerë po lundronte pranë brigjeve portorikane dhe për fat të mirë ekipet e shpëtimit mbërritën në kohë, duke shpëtuar të gjithë pasagjerët, të cilët u zbritën në portin San Juan.

Mësohet se 256 persona morën mjekim për shkak të vapës, shokut dhe dehidratimit, ndërsa 10 turistë u dërguan në spital me fraktura të pësuara gjatë evakuimit.

Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në anijen me turistë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu