Arabia Saudite emëron djalin e mbretit Salman si princ të kurorës

Mohammed bin Nayef bin Abdulaziz është rrëzuar si “Princ i Kurorës” së Arabisë Saudite, sipas raportimeve të medias shtetërore, transmeton InfoShqip.com

Në vend të tij është emëruar Muhammed bin Salman Al Saud, i biri i mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Sipas një dekreti mbretëror të lëshuar, agjencia zyrtare e e lajmeve të Arabisë Saudite gjithashtu njofton se Muhammed bin Salman, 31 vjeç, u emërua edhe zëvendëskryeministër dhe mban edhe postin si ministër i mbrojtjes./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu