Rreth 15 mijë njerëz presin në kufi në Bogorodicë

Në vendkalimin kufitar “Bogorodica” sot në mëngjes për hyrje në Greqi pritet nga disa orë, ndërsa janë formuar dhe kolona automjetesh, kryesisht me targa të Maqedonisë dhe të Serbisë.

Kolonat e palës së Maqedonisë fillojnë që nga kazinoja “Princes”, ndërsa me automjete në gjashtë kolona është plotësuar edhe hapësira ndërkombëtare. Sipas vlerësimit të shërbimeve kufitare të Maqedonisë, për të hyrë në Greqi presin midis 10 dhe 15 mijë njerëz.

Sipas një udhëtari i cili  tha se arsye e kolonës së madhe është kontrollimi i ngadalshëm i dokumentacionit të udhëtarëve dhe numri i madh i veturave. LAMM kumtoi se është rritur intensiteti i komunikacionit në akset rrugore dhe rekomandon vozitje të kujdesshme./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu