LAJMI I FUNDIT/ Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Shkodër.

Në bazë të raportimeve të para mësohet se 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në pishinat e kompleksit Dubai.

Njoftimi i policisë

Rreth ora 18:00, jemi njoftuar se në lagjen Bahçallek dhe pikërisht në bregun e lumit Buna gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë R.Th., 22 vjeç, banues lagjen Fahri Ramadani, Shkodër, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

R.Th., sipas policisë, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jetën.

“Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Gjithashtu sqarojmë se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor”, njofton Policia e Shkodërs. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu