Sulm i armatosur në një spital në SHBA, dy të vdekur

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ish-mjeku në një spital në New York të SHBA-ve, bashkë me sulmuesin kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 6 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio në një deklaratë për gazetarët para spitalit Bronx Lebanon është shprehur se ngjarja ka ndodhur nga një mosmarrëveshje në vendin e punës dhe se nuk ka lidhje me terrorizmin.

Ndër të tjera duke bërë të ditur se nuk e pakëson aspak tragjedinë fakti që ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, Blasio ka shtuar se mjekët e plagosur po luftojnë me jetën.

Ndërsa drejtori i policisë së New Yorkutut, James P. O’Neill, ka njoftuar se sulmuesi është një ish-mjek, i cili ka qëlluar mjekët e tjerë me armë automatike dhe më pas është vetëvrarë.

Pasi ka konfirmuar se si pasojë e sulmit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes 1 mjeke, si dhe janë plagosur me armë zjarri 6 persona të tjerë nga të cilët 5 prej tyre janë rëndë, O’Neill ka bërë të ditur se trupi i sulmuesit me veshje mjeku është gjendur pranë gruas mjeke që ka vrarë. Gjithashtu O’Neill ka shtuar se sulmuesi para se të vetëvritej ka tentuar të djegë veten.

Drejtori i policisë O’Neill tha se nuk do të publikojnë ende emrin e sulmuesit mjek, por shtypi lokal ka njoftuar se sulmuesi është ish mjeku Henry Bello.

Ndërsa ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me shkakun e sulmit dhe identitetet e të vrarëve dhe të plagosurve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu