Nuk ka paraburgim për ish-ministren e kulturës, Elizabeta Kancevska- Milevska, për ish-zëvendëkryeministrin Vlladimir Peshevski dhe kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Gjykata Shkupit vendosi sot t’iu marr pasaportat dhe të kenë obligim për tu paraqitur para gjykatës një herë në jave, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kançevska Milevska akuzohet se ka keqpërdorur kompetencat zyrtare për favorizimin e kompanisë “Beton” – Shtip, e cila i ka kryer punët plotësuese ndërtimore për muzeun e VMRO-së.
Ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Peshevski është akuzuar për rastin ‘Trajektoria” për përzgjedhjen e një kompani për autostradat kineze. Trajkovski është akuzuar për rastin T.N.T për prishjen e kozmosit. Të katër të pandehurit e tjerë përveç Trajkovskit i janë konfiskuar pasaportat.
Gjykata akoma nuk ka vendosur edhe mbi kërkesën për të arrestuar ish-kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, ish Zyrtarët Sasho Mijalkov, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski dhe Ish-sekretarët e Qeverisë, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski. (INA)