Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Napoli-Canosa, ku 28-vjeçari shqiptar së bashku me të fejuarën e tij amerikane 22 vjeçe ishin duke udhëtuar me makinë.
Ka qenë ora 04:45 minuta kur ka ndodhur edhe përplasja e makinës me hekurat mbrojtës të rrugës.
Shqiptari ka ndërruar jetë, ndërsa e fejuara e tij është në gjendje të rëndë.
Çifti ishte drejtuar për në një fshat në Bari, ku jetonin prindërit e djalit.
Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit të rëndë, por është duke u hetuar. /albeu.com/