Real Betis ka njoftuar se e ka shitur mesfushorin spanjoll, Dani Ceballos në Real Madrid
“Betis e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë në klub dhe i dëshiron fat në karrierën profesionale”, thuhet në njoftimin e Real Betisit.
Ceballos kishte arritur marrëveshje me Real Madridin javën e kaluar, por zyrtarizimi ishte shtyrë për shkak se Betisi dhe Reali nuk kishin arritur marrëveshje.
Thuhet se Real Madridi do t’i paguaj Betisit 17 milion euro për Ceballos, të cilat do t’i paguaj me dy këste.
Ceballos, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, do të prezantohet në Real Madrid me 20 korrik.
Kurse, një ditë më vonë, Ceballos do t’i bashkohet skuadrës në përgatitje në Amerikë. /Express/