Manchester City ka kompletuar transferimin e Kyle Walker nga Tottenhami
Kyle Walker edhe zyrtarisht është lojtar i Manchester City, i cili ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe do të mbajë të veshur fanellën me numrin 2, shkruan Gazeta Express.
“Jam i ngazëllyer për këtë transferim dhe mezi po pres që të filloj”, tha Walker.
“Pep Guardiola është një ndër trajnerët më të respektuar në botë dhe ndjej se ai do të më ndihmoj që të zhvillohem edhe më shumë si lojtar”, shtoi ai.
Sipas BBC Sport lojtari u transferua nga Tottenhami për 45 milionë funte. /Gazeta Express/