Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se xhamia qendrore do të ndërtohet.
“Po ndërtojmë xhaminë më të madhe në vend. Askush nuk po e konteston ndërtimin e xhamisë, xhamia do të ndërtohet, kjo është çështje e përfunduar, kam ftuar BIK-n që të prezantojnë projektin para asamblistëve”, ka thënë Ahmeti.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë diskutimit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania, i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti ka thënë që edhe çështja e lokacioni tashmë është e përfunduar.
“Xhamia do të ndërtohet, mendoj që ka lokacione më të mira, mirëpo kjo çështje tashmë është e përfunduar. Ka mbetur vetëm të shohim projektin e propozuar nga BIK-u”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij kjo xhami do të jetë objekti më i madh fetar në tërë Kosovën dhe se do të financohet nga Bashkësia Islame Turke, diku rreth 35 milionë euro.