Mediat katalonase: Skandaloze se çfarë u bëri Asensio futbollistëve të Barcës (FOTO-VIDEO)

Barcelona triumfoi në ndeshjen miqësore kundër Real Madridit me rezultat 3-2.

Në një takim të tensionuar pati mjaft raste për shënim dhe mjaft gola të bukura.

Por, mediat e afërta me klubin katalonas po e quajnë skandaloze mbrojtjen e Barcelonës në golin e realizuar prej Marcos Asensio.

Ky i fundit morri një top në zonën e rreptësisë të madrilenëve dhe përmes një kundërsulmi të shpejt realizoi golin e barazimit 2-2.

Por, kjo nuk është hera e parë që e bën një veprim të tillë spanjolli, pasi që edhe në takimin kampional kundër Sevillas sulmuesi i krahut kishte realizuar një gol të tillë pasi morri një top para golit të Los Blancos.

Madje, lojtari e kishte filluar dhe përfunduar vet aksionin e golit të barazimit kundër Sevillas.

Ndryshe, Reali dhe Barca do të takohen më 14 gusht në kuadër të Superkupës së Spanjës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu