Manchester United ka hyrë në fazën finale të transferimit të kroatit Ivan Perisic
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ua ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës se e dëshiron me çdo kusht anësorin e Interit, Ivan Perisic.
Skuadra italiane për Perisic dëshiron 55 milionë euro, ndërsa deri me tani United kishte ofruar vetëm 45 milionë euro.
Por, The Daily Star shkruan se tashmë marrëveshja në mes të dy skuadrave është shumë afër, pasi Unitedi ka ofruar 54 milionë euro.
Marrëveshja në anën tjetër në mes të lojtarit dhe Unitedit është arritur kohë më parë. /Express/