Të ftuarit në dasmnën e Messit nga ‘Gjirokastra’, ja sa lekë i hodhën (FOTO)

Dasma e yllit të futbollit Messi u konsiderua si ‘dasma e shekullit.’ Në të morën pjesë 250 të ftuar, miq të çiftit dhe personalitete të tjera të njohura të shoubizit ose kolegë futbollist të dhëndrrit si Pique me Shakirën, Neymar etj. Por, nëse mendonit se dhuratat e të ftuarve do të ishin të shtrenjta duke marrë parasysh pasurinë e tyre, gaboheni.

Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo ju kanë referuar të ftuarve që të mos jepnin dhurata, por vetëm shuma parash që do të shkonin si donacione për organizatën ‘Ong Techo Argentina’, e cila ndërmerr projekte të ndryshme për njerëzit që preken nga fatkeqësi natyrore apo sëmundje.

Në fund të dasmës, pasi kjo organizatë ka numëruar donacionet e marra nga ‘dasma e shekullit’ ka deklaruar për transparencë se në të janë mbledhur vetëm 11 mijë dollarë. Duke marrë parasysh që ishin 250 persona të ftuar, mesatarisht secili ka dhuruar 37 euro. Në të njëjtën natë, Pique luajti në kumar 15 mijë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu