Arsene Wenger e ak konfirmuar se mesfushori anglez, Jack Wilshere do të largohet gjatë kësaj vere
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron që Jack Wilshere të largohet nga skuadra, sepse nuk bën pjesë në planet e tij.
Ai tha se më vonë do të bisedojë me të, për të ditur se ku do të transferohet ai.
“Eshtë java e parë që stërvitet me ne dhe unë do të ulem me të për të parë se ku do të shkojë”, tha Wenger.
“Unë kam bërë që ai të debutoi si i ri, por ai ka kaluar shumë në karrierën e tij. Unë dua që ai të luajë në ndonjë skuadër. Do ta vendosim më vonë”.
Wilshere sezonin e fundit ishte i huazuar në Bournemout, ndërsa kërkohet nga skuadra italiane Sampdoria. /Express/