“Neymar qëndron te Barça”, Pique shpjegon pse postoi fjalët që trazuan tifozët

Gerard Pique shkaktoi tërmet në internet pak javë më parë, teksa postoi një foto të tijën me Neymar, duke deklaruar se braziliani nuk do të largohej nga Barcelona, në mes të spekulimeve për transferimin te PSG, që ndodhi më vonë. I pyetur atëherë tha se e ndiente me intuitë që shoku i tij do të qëndronte, ndërsa tani mbrojtësi thotë se e dinte që atëherë se Neymar do të largohej.

“Tani që kjo çështje u mbyll, mund t’ua shpjegoj të gjitha”, thotë katalanasi. “Që në dasmën e Messit, Neymar e kishte mendimin për të ikur. Kur postova që do të qëndronte, e dija me 100% që ai do të largohej, por ishte përpjekja ime e fundit. U mërzit me mua, por kisha arsyet e mia. Nuk mund ta gjykojmë, sepse mori një vendim të guximshëm”.

Në lidhje me shpenzimin e 222 milionë eurove të përfituara nga shitja e Neymarit, Pique thotë se është diçka e vështirë.

“Është bërë e vështirë të blejmë përforcime, pasi të gjithë duan të përfitojnë nga fakti që ne kemi 222 milionë euro për të shpenzuar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu