Donald Trump, kandidati përpresident të SHBA gjatë një tubimi në Iowa, ka deklaruar që më betimin e tij si president të SHBA-së do të fillojë largimin e emigrantëve.
“Në ditën e parë unë do të fillojlargimin e shpejt të migrantëve ilegalë – përfshirë këtu edhe qindra mijëra migrantë ilegalë me precedent penalë, të cilët janë lënë të lirë në komunitetet në SHBA gjatë adminsitratës Obama-Clinton”, ka thënë Trump.
Trump, 70 vjeç, përsëriti premtimin e tij për të “ndërtuar një mur të madh në kufi” dhe tha se do të institucionalizojë një program mbarkombëtar, “e-verify”, përmes së cilit, sipas tij, do të parandalohet që emigrantët ilegalë të marrin ndihmë sociale. /albeu.com