Sonte në emisionin Zone e Lirë, Arian Cani, ka ftuar Indrit Muratin ,kryeredaktor i Shqiperia Ime dhe ultras i flaktë i Kombëtares, për të folur mbi mundësinë e ekstradimit të Ballist Morinës.
Murati u shpreh se situata për Ballistin është mjaft e rëndë dhe ekstradimi ka ngelur vetëm në duart e Ministrit të Drejtësisë Kroate për ta ekstraduar apo jo.
Po ashtu ai shtoi i se Morinën e njeh mirë pasi e ka shumë mik dhe duke e ditur gjëndjen e tij, nuk do ta lejonte kurrë veten të binte në duart e armikut i gjallë.