A janë dibranë pjesmarrësit në konventën promovuese të kandidatit për kryetar komune Ruzhdi Lata në Dibër?

Pas lajmit të publikuar në Portalin DibraIme.com ku kandidati për kryetar komune Ruzhdi Lata u injorua tërësisht gjatë përurimit të ujësjellësit të rri, injorimi ndaj Latës ka ardhur edhe nga vetë qytetarët dibranë.

Konventa promovuese e kandidatit të BDI në Dibër duket një atmosferë euforike dhe sallë e stërmbushur me antarë dhe simpatizantë, por për Portalin DibraIme.com persona të shumtë pohojnë se pjesmarrësit dibranë në këtë konventë janë në numër të vogël. Të gjithë të tjerët janë të ardhur nga qytetet e tjera, për të mbushur sallën.

Madje për për DibraIme shumë punëtorë të institucioneve nga Dibra thonë se u bëhet presion, nëse nuk ndjekin aktivitet e partisë, ku edhe drejtorët janë nga rradhët e strukturave të BDI-së.

Këta janë pjesmarrësit e rrejshëm në konventën promovuese të kandidatit për kryetar komune, z.Ruzhdi Lata.

Në këtë konventë gjithashtu mysafir ishte zv/kryeministri Hazbi Lika, i cili e përshëndeti konventën dhe ministri i Ekonomisë, z.Kreshnik Bekteshi, të cilët duan t’i dalin Zot njëri – tjetrit, por kanë harruar popullin./DibraIme.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu