Ministri për punë të Brendshme i Maqedonisë, Mitko Cavkov ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij si Ministër. Ku do të emërohet si Drejtor i Byrosë për siguri publike, ndërsa nga ana tjetër në vend të tij si Zv/ministër i ardhshëm në MPB nga radhët e VMRO-DPMNE-së është propozuar Oliver Andonov.
Kjo do të thotë që kur do të formohet qeveria kalimtare, Oliver Andonov do të jetë Zv/ministër në MPB, ndërsa për ministër do të propozohet anëtar, nga LSDM-ja.
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë, ka bërë të ditur se në mëngjes qeveria ka zhvilluar takim në të cilën është shkarkuar nga detyra drejtori i deritanishëm në Drejtorinë për Siguri publike dhe Drejtoria për zbulim dhe kundërzbulim, Gorançe Savovski dhe Lupço Andonovski. Në takimin e njëjtë për drejtor të Drejtorisë për Zbulim dhe kundërzbulim u emërua Vladimir Atanasovski.