MPB publikon video të aksionit në klubet e natës në Tetovë (VIDEO)

Policia ka ushtruar kontrolle të rrepta mbrëmë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Prilep e gjetkë, në baret dhe lokalet e natës. Operacioni është në vazhdën e planit të nisur prej javësh tashmë nga Ministria e Brendshme, dhe vjen vetëm disa ditë pas atij që ndodhi në baret dhe lokalet e Shkupit. Informatat ku është bazuar operacioni kanë të bëjnë me faktin se shumë lokale nuk e respektojnë orarin e punës, u shërbejnë alkool të rinjve nën 18 vjeç, nuk ofrojnë llogaritë fiskale etj.

Në disa raste, sikurse mëson ALSAT, janë gjetur edhe përdorues të lëndëve narkotike. Operacioni policor i MPB-së ka qenë në koordinim me institucione të tjera. Pritet që për parregullsitë, një pjesë e pronarëve të gjobiten, mund të ketë edhe mbyllje lokalesh nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, si dhe ndalime të personave që janë gjetur me drogë, apo edhe femra të huaja, të cilat, sikurse ka ndodhur shpesh në rajonet e Tetovës e Gostivarit, të mos posedojnë dokumentacion, leje-qëndrimi në këto lokale nate.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu