A do bashkëpunojë me Dua Lipën e Bebe Rexhën? Përgjigjet Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora do të mbajë një koncert falas në Tiranë, në orën 20:00 të së martës. Mes të tjerash ajo u pyet nga mediat nëse do të bashkëpunonte me artistet e tjera shqiptare të njohura në botë si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Ava Max.

Ajo tha se ndihet shumë e lumtur që të tjera artiste shqiptare po shkëlqejnë në botë duke lartësuar emrin e Shqipërisë dhe u shpreh besimplotë për një bashkëpunim kur të krijohet mundësia.

Kur nisa në këtë industri 2011-2012 e ndieja si një lloj detyrimi apo barre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartë. tani ndihem shumë e çliruar që kam artiste të tjera në fushën time që po lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë. Për shkak të angazhimeve të shumta nuk ka ndodhur deri tani por kam shpresë se do të ndodhë shumë shpejt”, tha këngëtarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu