A do futet në Big Brother VIP? Aleksia Peleshi pa hezitim e zbulon hapur të vërtetën: Nga aty dal si McGregor

Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Aleksia është mjaft aktive dhe e njohur në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një “Ask Me” në llogarinë e saj në “Instagram” me ndjekësit e saj, ku është pyetur nëse do të dëshironte që të merrte pjesë në “Big Brother VIP”.

Jo nuk do futem. E para jam në shkollë, e dyta pavarësisht se si produksion është shumë i arrirë, banorët e sivjetshëm me aq sa kam parë kanë probleme të theksuara me etikën, komunikimin, bashkëveprimin.

Disa prej tyre përçojnë një farë ligësie që nga ekrani. Unë nuk bëhem dot pjesë e një grupi njerëzish ku niveli i bisedës është aq i ulët. Ose do dal që aty si McGregor pastaj”, shkruan Aleksia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu