A do ia japë Nismës postin e Kryeparlamentarit, Kurti: S’mund të diskutoj elementet e ofertës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe në konferencën e sotme është shprehur i gatshëm për bashkëpunimin me Nismën e Fatmir Limajt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai shpreson se me Nismën do t’i ketë 61 numra.

“Po i japim shansën bisedimeve me Nismën që ta mbrrijmë numrin 61, besoj që kjo është e mundshme. Nevojitet që t’i vazhdojmë bisedimet dhe vullnetin politik”, tha Kurti para gazetarëve.

Rreth asaj se a do ja japë Nismës postin e Kryeparlamentarit, Kurti s’pranoi të jepte detaje pa finalizuar marrëveshjen.

“Së pari unë kam bërë një ofertë për Nismën dhe nuk do mund të diskutoj elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda. Uroj që kjo të bëhet në këtë javë dhe të përmbyllet, kështu që ju kisha kërkuar edhe pak durim. Në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose do ta kemi lajmin ose mungesën e tij se çfarë ndodhë pas 30 ditëve”, tha Kurti në konferencë.

Kurti u takua me Limajn të shtunën e 19 korrikut për daljen nga ngërçi politik.

Takimi është mbajtur teksa po afrohet afati i 26 korrikut,i vendosur nga Gjykata Kushtetuese, për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu