Dallimet brenda partiake në Lidhijen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), siç informojnë mediat në gjuhën maqedonase duke u thirrur në burime partiake, thonë se janë bartuar edhe te partnerët e koalicionit të cilit i japin mbështetje fraksionit të zv/kryeministres Shekerinska, që kryeministri Zaev të jetë kandidatë për Presidnet, në zgjedhjet presidenciale të fillim vitit 2019, transmeton Zhurnal.
Tanimë është më se e qartë edhe për opinionin se kryeministri Zaev për shkak të presionit të brendshëm partiak nuk do të bëjë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, edhe pse një gjë të tillë vetë e pati paralajmruar.
Nga ana tjetër, po sipas mediave në gjuhën maqedonase, Shekerinska është kandidati ideal që të zë vendin e kryemnitrit në “Pallatin e bardhë” të Qeverisë në Ilindenska, ndërsa për kreun e LSDM-së do të mendohet një zjidhje që do jetë e pranushme jo vetëm për anëtarësinë por edhe për opinionin e gjërë.
“Është më se e mundur që kryeministri të kandidohet për shef të shtetit”, thonë po këto burime partiake të cilët i transmetojnë mediat në gjuhën maqedonase.
Nga ana tjetër, para një muaji, lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zaev, deklaroi se ka kandidatë më të mirë për president dhe se ka për qëllim që të mbetet në detyrën e kryeministrit deri në fund të mandatit të tij.










