A do kthehet në krye të LSI? Meta: Ju ftoj të kthehemi në majë të Jezercës dhe Korabit

Pyetjes nëse ka forcë për t’u kthyer në krye të LSI pas 24 korrikut të vitit 2022, presidenti Ilir Meta iu përgjigj me batutë duke deklaruar se do kthehet në majë të maleve më të larta.

“Kini durim deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme, Këto kohë s’do jemi shumë aktiv pasi do i lëmë kohë procesit zgjedhor dhe vëmendjes që duhet dhe të merret parasysh se do të rikthehemi në fillim të sezonit. Të kthehemi në majë të Jezercës dhe Korabit në çdo moment dhe në malet tona më të larta”, u shpreh Meta.

Meta deklaroi se të gjithë e dinë kush e nxiti dhunën që prodhoi një viktimë dhe disa incidente në prag të procesit zgjedhor. Ndalur tek procesi i negociatave, Meta tha se aktualisht Shqipëria mund të jetë e penalizuar nga përplasja që Maqedonia e Veriut me Bullgarinë duke e paralelizuar këtë me përgjigjen e kaluar që sipas tij lidhej me faktin që në vendin tonë u zhvilluan zgjedhjet me një parti.

“Nuk bashkëjeton dot me llogaridhënien që është themeli i një vendi demokratik. Të gjithë e dimë kush e nxiti dhunën në Kavajë, drejtorët e kujt ishin ata që vajtën atje dhe shkaktuan gjakderdhje në zyrën e PD. Të gjithë e dinë kush e nxiti dhunën në Elbasan dhe kush planifikonte që atë dhunë në 25 prill ta shtrinte në të gjithë territorin e Shqipërisë. Për të gjitha këto çështje i mirëkuptoj.

Dua të theksoj rëndësinë e çeljes së negociatave pavarësisht problematikave. Shpresojmë në një qasje sa më vizionare. Na vjen keq për problemin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Kur Maqedonia ishte gati ne bëmë me kokëfortësi zgjedhje me një parti. Atëherë vuante Bullgaria prej nesh, tani vuajmë të gjithë. Integrimi në BE nuk ka qenë në interesin e atij që orkestron ato shfaqje. Përgjigja ishte hedhja në erë e Teatrit në kulmin e pandemisë”, tha Meta.

Kreu i shtetit tha se u ka kërkuar vendeve të huaja mbështetje për integrimin e vendit tonë në BE, ndërsa ndalur tek urdhri i Biden për të sanksionuar zyrtarët e korruptuar në Ballkan, Meta tha se mbështet çdo iniciativë në këtë drejtim.

Nuk kam asnjë emër dhe mbështesim çdo iniciativë në këtë drejtim. Nuk mund të marr seriozisht një akt dëshpërues të një kuvendi të shkarkuar prej kohësh që iua kam thënë juve dhe ndërkombëtare që ka zero opozitë dhe përfaqëson zero opozitë. I kërkoj falje një kolegeje jo shqiptare që më pyeti për një forcë të re dhe ia dhashë që atëherë 0.3%. Këto nuk ndikojnë te unë. Te unë ndikon vetëm Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Para disa ditësh ishin disa ministra në një tur kërkuan dhe mendimin tim. I thashë ju lutem t’i bindim të gjithë, që të ecim në këtë drejtim, aq më nën kontroll e mbajmë procesin e brendshëm”, deklaroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu