A do ta njihnit Kosovës nëse ju thonë se nga nesër hyni në BE? Vuçiqi i përgjigjet pyetjes së vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pashmangshëm ka folur në lidhje me dialogun me Kosovën në televizionin FACE TV përballë gazetarit boshnjak Senad Haxhifejzoviq, i cili nuk ngurron t’ua përmend realitetin e padëshirueshëm zyrtarëve serbë sa herë që i ka përballë.

Gazetari Haxhifejzoviq e ka pyetur Vuçiqin se a do ta njihte Kosovës nëse do t’i thuhej se “prej nesër Serbia do të bëhet anëtare BE-së”. Presidenti serb tha se do të shprehej se e respekton kushtetutën serbe.

Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vuçiq.

Para një muaji, gazetari Senad Haxhifejzoviq i ka kërkuar ambasadorit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, të thoshte “Republika e Kosovës”, pasi ky i fundit paraprakisht i kishte kërkuar atij që të thoshte “Republika Srpska” dhe të mos e përdorte shkurtesën “RS”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu