Producentja e Përputhen, Olsa Muhameti është një nga personazhet më të komentuara në mediat rozë për emisionin e saj.
Ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj ku ka treguar më shumë detaje rreth puntatës së sotme të emisionit si dhe mendimin e saj për Ledjanën dhe Mevlanin.
E pyetur nëse mendon se Ledjana dhe Mevlani do të dalin çift nga Përputhen, ajo është përgjigjur:Ahhh se di, unë shpresoj të dalin bashkë por duhet të grinden më pak.
Ndërsa nuk ka nguruar ti përgjigjet as pyetjes se cili është konkurrenti që i mungon më shumë nga ata që nuk janë më pjesë e Përputhen.
Ajo ka treguar se më së shumti i mungon Fation Kuqari pasi ka qenë një nga djemtë më të drejtë që kanë qenë në Përputhen.









