I pyetur nëse ai personalisht do të garojë për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se VLEN ende nuk ka vendosur për komunat e tjera, përpos për Strugën, ku do a mbështesin Mendi Qyrën, i cili ka shpallur kandidaturën si i pavarur, përcjell TV21. Mexhiti tha se për 16 komuna të tjera me shumicë shqiptare, VLEN po pret rezultate nga anketat e agjencive në vend dhe rajon.
“Do të thotë tani për tani, ajo që është vendosur në suaza të VLEN, është që Mendi Qyra të mbështetet në Strugë. Gjithçka tjetër është në tavolinë, do të thotë kur të vendosim, do të informoheni atë ditë”, tha Mexhiti.