A do të kemi luftë në Bosnje? Milo “zbërthen” skenarët për Ballkanin dhe fatin e negociatave

Çfarë do të ndodhë në vitin 2022? Kjo ishte tema e emisionit “Log.” mbrëmjen e sotme në “ABC”. Përpos parashikimeve për situatën brenda kufirit, vëmendja do të jetë edhe për zhvillimet në rajon me konfliktin e ngrirë në Bosnje.

A do të ketë luftë në Bosnje? Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo e rrëzon këtë skenar.

Serbia nuk është e interesuar për një tjetër përplasje në rajon. Retorika e Dodikut është e lidhur me forcimin e pozitave të tij dhe nxitjen që ka nga Beogradi për ta bërë këtë lojë të fortë dhe që lidhet edhe me mbështetjen e Rusisë, që ta ngrenë tensionin dhe kundër balancojë, ndoshta pse jo edhe konfliktin që po majiset në Ukrainë.

Rusia është e trembur që mund t’i afrohet NATO në kufi” tha Milo. Lorenc Vangjeli u shpreh se tensionet janë të rritura në maksimum. “Ballkani është gjithmonë i gatshëm për të shpërthyer” tha ai.

Shqiptarët e Kosovës shpresojnë që në vitin e ri të liberalizohen vizat, por a do të ndodhë një gjë e tillë? “Me shpresë që “PO”, duhet t’i japin Kosovës diçka” tha Milo.

Po negociatat a do të çelen për Shqipërinë në mars? “Në mars nuk e besoj, sepse Bullgaria po nuk hoqi veton, edhe nëse do Macron…” tha ish-ministri i Jashtëm.

Analisti Lorenc Vangjeli beson që në mars do të hapet rruga. “Besoj se do të ndodhë në negociatat për marsin, pasi ka sinjale nga Bullgaria” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu