A do të largohen Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, flet Lutfi Haziri

Përderisa Vjosa Osmani nënkryetarja e LDK-së nuk votoi pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku abstenoi, por kjo sipas Lutfi Hazirit nuk do të thotë që LDK nuk është unike, shkruan Insajderi.

Nënkryetari Haziri ka deklaruar se LDK është unike dhe se Osmani e Abdixhiku do të vazhdojnë të jenë pjesë e partisë, pavarësisht qëndrimeve të tyre.

“Është fakt që Vjosa Osmani e ka dhënë mendimin e vetë duke kërkuar kohë shtesë që palët t’i shtjerrin të gjitha mundësitë për të shtyrë mocionin”, ka thënë Haziri në emisionin Pressing në T7, përcjell Insajderi.

“Ajo këtë qëndrim e ka nga parimet e saj politike, në konsistencën politike”, theksoi ai.

Haziri konfirmoi abstenimin e ministrit Lumir Abdixhiku për të cilin tha se ka bërë punë të mirë.

“30 anëtarët e tjerë janë unik”, theksoi i pari i LDK-së.

Përveç abstenimit të Lumir Abdixhikut e kundërshtimit të Vjosa Osmanit kundër këtij mocioni janë edhe deputetët Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi e Ardian Shala./Insajderi


1 Koment

  1. Albin i madh je burr shteti. Mir ke bere per heqjen e Taxes sepse ashtu po dojn partit tjera ,edhe pse e di qe nuk e kishe hjek pa reciprocitet 100% mirpo situata nganjiher ta imponon. Albin jemi me ty ,une dhe shume qytetar te tjer nuk njohim tjeter Qeveri perpos Qeveris Kurti. Kthimi i Veliajt eshte i pamundur ,asnjiher sepse ai eshte fitili per nxitje te prishjes se Qeveris .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu