A do të rikthehen masat, ja çfarë thotë Filpçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë paraqitjes së tij të sotme theksoi se për momentin Komisioni për Sëmundje Infektive vlerëson se nuk ka nevojë për rikthimin e masave restriktive, por që nuk përjashtohet si mundësi rikthimi i kësaj mase nëse trendi i rasteve të reja me koronavirusin e ri vazhdon të rritet.

“Për momentin nuk vjen parasysh rikthimi i masave restriktive, por nuk mundem ta përjashtojë mundësinë…absolutisht. Epidemiologët mendojnë se me këtë qasje intenzive në analizën e kontakteve, testimin dhe futjen në izolim në periudhën e ardhshme do të ketë rezultat. Tani vatra është kryesisht në Shkup dhe Tetovë, më kap ka në Tetovë”, pohoi ministri Filipçe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu