A duhet opozita t’a bojkotojë Parlamentin? Flasin analistët

Në momentin kur partitë në pushtet LSDM dhe BDI dolën me marëveshje për vazhdim të bashkqeverisjes, nga ish partneri i tyre qeveritar Alternativa tashmë në koalicion me Aleancën për Shqiptarët kanë plasuar idenë për bojkot të Parlamentit. Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Skënder Rexhepi – Zejd doli me idenë që deputetët e koalicionit “Tash është koha” të bojkotojnë punën e Kuvendit. Ai këtë propozim e ka hedhur si një hap të radhës të koalicionit ASH-AA.

“Nëse brenda ditëve në vijim, gjërat nuk ndryshojnë në favor të shqiptarëve, unë do t’i propozoj kryesive dhe kryetarëve të koalicionit “Tash është koha” që të bojkotohet puna e kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë t’u bëhet në dijeni të gjithëve brenda dhe jashtë shtetit se nuk mund të luhet me dinjitetin politik shqiptare”, ka thënë Skënder Rexhepi-Zejd

Nga ASH ende nuk ka ndonjë qëndrim rreth kësaj ideje, por theksuan se ajo do të diskutohet si partner të koalicionit të tyre.

Agjencia e lajmeve INA ka marrë mendimin e disa prej publicistëve më në zë të hapësirave mediatike lidhur me këtë ide.

Drejtuesi i gazetës Lajm, Fejzi Hajdari duke qenë tejet kritik ndaj të kërkesës së BDI-së për “Kryeministër shqiptar”, çdo formë të protestës përfshirë dhe bojkotin parlamentar e sheh si legjitime.

“Nëse ka pak seriozitet në BDI, duhet të pranojnë zhgënjimin që u’a bënë shqiptarëve, të kërkojnë falje, të shkojnë në opozitë, të koncentrohen me punë në komunat që i kanë dhe të presin zgjedhjet tjera për të kthyer besimin e humbur. Në të kundërtën edhe bojkoti, edhe protestat, edhe format tjera të shprehjes së revoltës janë legjitime”, thotë Fejzi Hajdari.

Ai vë theksin tel dilema se pse duhet të dalin shqiptarët në zgejdhje kur siç thotë fejzi Hajdari tjetër çka u premtohet para zgjedhjev e tjetër pas zgjedhjeve.

“Për momentin jemi duke u përballur me gënjeshtrën më të madhe në historinë 30 vjeçare të politikbërjes shqiptare në Maqedoni – atë të dështimit të premtimit për kryeministrin shqiptar. Çdo veprim institucional dhe jashtëinstitucional me metoda demokratike kundër këtij manipulimi është legjitim. Duhet pasur kujdes, veprimet kundër kësaj gënjeshtre nuk janë në interes të opozitës, por janë në interes të shqiptarëve. Tani është në pikëpyetje legjitimiteti politik shqiptar. Tani sërish parashtrohet pyetja se pse duhet të dalin në zgjedhje shqiptarët, nëse para zgjedhjeve u premtohet diçka tjetër, e pas zgjedhjeve bëhet diçka krejt tjetër”, thotë Fejzi Hajdari. Sipas tij partia dhe politikanët që gënjyen shqiptarët duhet të tregojnë një lloj përgjegjësie për gënjeshtrën e tyre, e jo gënjeshtrën ta sheshin si mençuri për të realizuar synimin e kryesor dhe të vetëm – të jenë në qeveri, deklaron Hajdari.

Në vijë të kundërt me fejzi Hajdarin janë gazetari i njohur nga Tirana Ylli Pata dhe Arben Ratkoceri nga Shkupi. “

Ylli Pata nga gazeta “Shqip” në një prononcim enkas për “INA” tërheq paralele me bojkotin e opozitës në Shqipëri. Siç thot Pata ky bojkot i mundlsoi kryeministriz Rama të merr të gjitha pushtetet, dhe opozita nuk mundi të bëjë luftën e duhur politike jashtë institucineve.

“Rasti i shkurtit vitit 2019 kur opozita shqiptare, pra PD dhe LSI dogji mandatet e deputetëve dhe bojkotoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit të po atij viti, ka hyrë në histori si precedenti më i fortë marrë nga një forcë politike. Opozita, pra PD dhe LSI bënë të ditur se e morën këtë vendim ngaqë mazhoranca e Edi Ramës kishte manipuluar sipas tyre zgjedhjet e vitit 2017 nga ku doli ky parlament. Ky vendim nuk u pranua nga SHBA dhe BE, të clët edhe në emrin e zyrtarëve të nivelit të lartë si zoti Palmer apo komisioneri i atëhrshëm i Zgjerimit i BE i bënë thirrje opozitës të tërhiqen. Në fund opozita nuk u tërhoq dhe vendosi që të përdorë skemën “o të gjitha o asgjë”. Opozita dogji mandatet, pra i dorëzoi, dha dorëheqjen zyrtarisht dhe menjëherë pas këtij vendimi, kryetari i Kuvendit kërkoi zëvendësimin e mandateve të larguara me deputetët e listës nga KQZ.”, thekson Ylli Pata.

Ai shton më tej se ligjërisht Parlamenti nuk mbeti pa opozitë, politikisht kjo nuk ishte opozita zyrtare.

Kjo situatë solli një frustrim e si pasojë pati edhe manifestime të ashpra, që nga një anë manifestantët e opozitës synuan të hynin në Kryeministri e Parlament e nga ana tjetër policia përdori një sasi jo të vogël gazi lotsjellës çka edhe ndikoi në frymëmarrjen e manifestantëve të pamësuar me këto hallate. Vendi realisht ishte i ndarëë zgjedhjet e 30 qershorit, vendore çuan në bojkotimin e opozitës. SHBA dhe BE i kërkuan opozitës ta rimendojë sepse nuk mund të kishte pushtet pa zgjedhje. Presidenti Ilir Meta mori një vendim ekstrem siç ishte ç’dekretimi i zgjedhjeve lokale por ai vendim nuk u mor parasysh. E rezultati? Opozita mirë që humbi vendet në Kuvend por edhe përfaqësuesit në pushtetin vendor. Pra Edi Rama i mori të gjitha pushtetet. Opozita e fajëson Ramën, por nga ana tjetër fakt është se si PD ashtu dhe LSI iku nga të gjithë institucionet”, thotë Ylli Pata.

Siç shpjegon ai opozita me marrëveshjen e 5 qershorit sërish u kthye në pikën zero, që përmes zgjedhjeve të radhës të kthehet në institucione.

“Këtë vit, pra me marrëveshjen e 5 qershorit, ku SHBA dhe BE u investua në një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës u ra dakord që opozita të rikthehet në institucione, natyrisht përmes zgjedhjeve, duke u bërë si bashkëautor i reformës zgjedhore. Pra për ta përmbledhur; PD u kthye aty ku ishte; pasi nëse ka qëllim politik siç kishte rrëzimin e Edi Ramës, apo edhe zgjedhjet e parakohshme, nuk do i arrinte jashtë institucioneve. Nuk pati “mea coulpa” por realisht PD e LSI erdhi aty ku e la, pavarësisht se sa kishte mbështejten popullore”, tha Ylli Pata.

Gazetari Arben Ratkoceri propozimin e Skënder Rexhepit e sheh si manovër politike për ta arsyetuar një ndarje të mundshme nga partneriteti me ASH-ne e Selës dhe siç shpreht ai “me t’iu gjujt ” në prehër qeverisë në ardhje’’.

“Kjo idea e Alternativës për bojkot të Parlamentit, që publikohet drejt e në opinion, pa konsultë paraprake me partnerin, po më duket si hapi i parë taktiko-mashtrues i kësaj partie, me i ikë Alenacës e me t’iu gjujt në prehër qeverisë në ardhje. Për kohë kaq të shkurtër kjo është “goditja” e dytë ndaj Aleancës, pas asaj që detyroi këtë parti që t’i bashkohet asaj proteste koti që e mbajtën pas zgjedhjeve, e që rezultoi pa kurrfarë efekti politik. Demek ne ma “extrem” kundër BDI-së, a bashkë i ke në qeveri jo vetëm sot, po tash e sa kohë’’, thotë Arben Ratkoceri.

Ai shton se Alternativa nga një parti e margjinalizuar falë votuesve të Aleancës u bë me katër deputetë dhe se duan t’a “mjelin” edhe më tej Aleancën për zgjedhje lokale.
“Aleanca per Alternativen tash e tutje do te jetë një “sparing” partner shumë i mire e asgjë tjetër për tej saj. Ta shohim sa do durojnë…, ironizon Arben Ratkoceri.

Editori i Agjncisë së Lajmeve INA Naser Pajaziti është në vijë me Ylli Patën se bojkoti nuk është zgjidhje meqë siç shprehet ai opozita ka peshën e dyfishtë në Parlament ku përcillet zëri i populli.

“Bojkoti nuk është zgjidhje. Merreni shembull opozitën në Shqipëri, që indirekt pranoi se ishte vendim i gabuar. Këtë e pranoi edhe një miku im demokrat. Opozita ka peshën e dyfishtë në Kuvend, aty ku përcillet zëri i popullit. Në këtë kohë pandemie njerëzit rrijnë para TV, në vend të rrugës”, thotë Naser Pajaziti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu