Në një sistem autoritar, gjithçka varet nga lideri, sepse ai nuk e lejon të jetë ndryshe. Po të mos ishte kështu kësaj radhe, do të ishim dëshmitarë të breshërisë së tabloidëve kundër fajtorëve, sepse edhe ata shkruajnë me urdhër të kryetarit të SNS-së, – i tha Danasit sociologu Jovo Bakiq në përgjigje të pyetjes nëse deklarata e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk i ka urdhëruar serbët e Kosovës që të postojnë barikade në Kosovë, transmeton InfoShqip.
Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike thotë për Danas, “nëse diçka është e sigurt, është se ne nuk kemi arsye t’i besojmë Aleksandar Vuçiqit”.
Kujtojmë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare se nuk i urdhëroi serbët në veri të Kosovës të vendosin barrikada.
Jovo Bakiq vlerëson se “nëse autorë konkretë janë njerëz të afërt me liderin e SNS-së Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq dhe duket se janë, atëherë të gjitha dyshimet janë hequr”.
Nga ana tjetër, vëren Dragan Popoviq, përvoja që kemi me liderët e serbëve në veri të Kosovës na tregon se lidhjet e tyre me regjimin në Serbi janë të një natyre të tillë që sigurisht që nuk do të ngrinin barrikada pa urdhër apo të paktën lejen e Beogradit zyrtar.
“Komuniteti serb në veri të Kosovës qeveriset nga një strukturë mafioze-politike e cila në çdo mënyrë është e varur nga qeveria në Beograd. Të gjithë ata kanë pozita rezervë, në formë të patundshmërive dhe biznesit të zhvilluar në Serbi dhe praktikisht nuk rrezikojnë asgjë me këtë sjellje” – thotë Popoviq.
Njerëzit e zakonshëm në veri rrezikojnë gjithçka, shton ai, dhe këtë situatë e sollën pikërisht veprimet e autoriteteve serbe, të cilët me vite ndërtuan dhe mbajtën një strukturë paralele të qeverisjes dhe mundësuan varësinë e plotë të popullit të veriut të Kosovës nga klika që qeveris sovranisht atë zonë.
A e thotë Vuçiq të vërtetën kur pretendon se nuk i ka urdhëruar serbët e Kosovës të vendosin barrikada në veri të Kosovës?
“Hera e fundit kur politika radikale sundoi në Serbi dhe mbështeti blloqet dhe barrikadat në Kroaci në vitin 1990, përfundoi tragjikisht për të gjithë, por mbi të gjitha për njerëzit që qëndruan në barrikada. Do të ishte mirë që qytetarët e veriut të Kosovës t’i kujtonin këto mësime historike” – përfundon intervistuesi i Danasa./InfoShqip.com