Edhe kjo po ndodhë në rrjetet sociale që pas shumë personaliteteve të huaja botërore edhe pronarin e Gmail si një nga shërbimet e njohura të postës elektronike ta shpallin si shqiptar, informon INA.
E shpallja e tij ka ndodhur shumë thjeshtë duke nxjerrë si fakt se Gmail në fakt nënkupton emrin Xhemail, dhe që thashethemet janë se ai është shqiptar.
Por e vërteta është kjo ?
Google Inc., (Google.com) u themelua në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të kërkimit Google.
Pas suksesit të madh të arritur me motorin e kërkimit kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësor të programit të vet si dhe filloi ofrimin e shumë shërbimeve të tjera brenda aktivitetit kryesor, dmth. ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të informacioneve.
Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e suksesshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun fundit të vitit më 31 Dhjetor 2005, me një rritje prej 86%, krahasuar me çerekun e njejtë të vitit 2004.