A është kjo gruaja me flokët më të gjatë në botë?! (VIDEO)

Riga nga Latvia është gruaja që mbase mund të ketë flokët më të gjatë në botë, shkruan Zeri.

Flokët e saj janë të gjata plot 90 centimetra mirëpo, kjo gjatësi nuk e pengon fare atë.

Riga thotë se në fillim e kishte vështirë dhe për mirëmbajtjen e tyre e ndihmonte nëna e saj, mirëpo tani nuk e ka problem të kujdeset edhe vet për flokët e saja.

Por, për bashkëshortin e saj, flokët e gjata të Rigës shpeshherë janë pengesë.

Edhe qytetarët habiten se si mund të kujdeset ajo për tërë ato flokë, madje edhe floktarët thonë se akoma nuk kanë parë flokë kaq të gjatë.

Sa prej jush do të dëshironit të kishit flokë të tilla?!.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /ZËRI

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu