A është paguar në “Big Brother VIP” Habit Arbër Hajdari, tregon edhe vendimin për sezonin e dytë

Ish-opinionisti Arbër Hajdari ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku mes të tjerash rrëfeu eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”.

Ai bëri një deklaratë të papritur teksa tha se nuk ka pasur pagesë si opinionist. Arbri tha se jo çdo gjë bëhet për lekë.

“Shpesh dëgjojmë si e bën këtë punë pa pagesë, por unë dua ta ndryshoj këtë se jo çdo gjë bëhet për lekë”, u shpreh ish-opinionisti.

Donaldi e pyeti nëse do jetë përsëri në rolin e opinionistit edhe gjatë show të ‘Big Brother Vip 2″.

Arbër Hajdari, u shpres se ishte 50 me 50 pasi akoma nuk e kishte marrë vendimin përfundimtar.

“Nuk varet plotësisht nga ana ima, pasi unë kam dhe angazhime në punë dhe kam disa projekte që po punoj, por ekziston dëshira”, u shpreh Hajdari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu