A ka ndonjë shans që ASH-ja të hyjë në Qeveri? Përgjigjet Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se po vjen koha kur duhet të bashkohen të gjithë, sepse Maqedonia ka qëllime strategjike përpara.

Në pyetjen e moderatorit se a është e mundur që Aleanca për Shqiptarët të hyjë në koalicion, Kovaçevski tha se nuk kanë diskutuar konkretisht për një gjë të tillë.

“Çdo mbështetje që është në mbështetje të rrugës evropiane të vendit, të marrjes së masave për përballimin e krizës energjetike dhe ekonomike dhe përballjes së të gjitha këtyre sfidave me të cilat po përballet vendi, e konsideroj si mbështetje që duhet diskutuar dhe që duhet përshëndetur”, tha Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu