A mundet që sistemet e avancuara të raketave që SHBA u ofron atyre të ‘ndryshojnë lojën’ në favor të Ukrainës?

Profesor Michael Clarke, ish-drejtor i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, ka ofruar analizën e tij mbi krizën në Ukrainë dhe ka folur rreth çështjes se si vendimi i presidentit Joe Biden për të ofruar sisteme më të avancuara raketash për vendin mund të ndihmojë trupat ukrainase.

Sipas tij, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, armët mund të jenë një “ndryshues i lojës” për Ukrainën dhe t’u japë atyre një “shans real” për të luftuar forcat e Kremlinit.

“Kur mendojmë për sistemet e armëve, ne shpesh flasim për ‘ndërruesit e lojës’. Nëse ukrainasve u mjaftojnë këto shpejt, ata do të ‘ndryshojnë lojën’ sepse mund të konkurrojnë me artilerinë ruse, e cila është pjesa e fortë ruse”, tha ai.

“Rusët janë vërtet të mirë me artilerinë, e përdorin shumë”.

“Nëse ukrainasit e mbajnë larg artilerinë e tyre (ruse), atëherë kanë një shans real për të luftuar rusët”.

Analisti i mbrojtjes vazhdoi të thotë se sistemi raketor M142 (HIMARS), i cili është ndër armët që SHBA do të dërgojë në Ukrainë, është “jashtëzakonisht i saktë”.

Ai shtoi: “Është një sistem shumë i mirë, shumë fleksibël dhe jashtëzakonisht i saktë. Ai mbart gjashtë raketa dhe ato kanë një rreze prej rreth 70 kilometra.”

“Kjo nuk është arma me rreze më të gjatë, por është ndoshta më e dobishme për ukrainasit për momentin”., tha ai. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu