A ndikon lindja cezariane apo ajo natyrale në imunitetin e fëmijës?

Dr. Snezhana Korunovska – spec. pediatre në emisionin Pasqyra e Shëndetit tregon që zhvillimi i sistemit imunitar tek fëmijët është proces kompleks që varet nga faktorë të shumtë, si gjenetikë ashtu edhe mjedisor, shkruan Alsat.

Ajo thekson që në imunitetin e fëmijës ndikon shumë gjenetika dhe shëndeti i nënës.

“Do të përmendja edhe shëndetin prenatal të nënës, pra shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë, i cili është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e fetusit sepse gjithçka fillon këtu, ekspozimi i nënës gjatë shtatzënisë ndaj infeksioneve, ndikimeve të ndryshme toksike, stresit emocional, si është lindja, nëse ka qenë lindje natyrale, pra lindje vaginale, apo nëse fëmija ka lindur me prerje cezariane.” – thotë dr. Korunoski.

Lindja cezariane nga lindja normale ndikojnë në imunitetin e fëmijës sepse lindja natyrale ( vaginale ) i lejon të porsalindurit të vijë në kontakt me florën e nënës, duke çuar në zhvillimin e një mikrobiome të mirë dhe të fortë, e cila është veçanërisht e rëndësishme për sistemin imunitar të fëmijës.

Për më tepër, mjekja pediatër thekson që vaksinimi që nga lindja, derisa fëmija rritet, është shumë i rëndësishëm për stërvitjen e sistemit imunitar.

Gjenetika, mjedisi, shëndeti I nënës së bashku me vaksinimin kontribuojnë me kalimin e viteve në zhvillimin e një sistemi imunitar të plotë dhe të mirëmbrojtur tek fëmijët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu