A po dështon Ronaldo? Trajneri i Al Nassr fajëson CR7 për eleminimin e skuadrës nga Superkupa e Arabisë

Trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia, ka fajësuar pjesërisht Cristiano Ronaldon për humbjen e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite.

Udhëheqësit e ligës arabe, u eliminuan nga gara nga rivalët e ngushtë Al-Ittihad të enjten, me nënshkrimin e ri dhe kapitenin Ronaldo që sërish nuk arriti të shënonte.

37 vjeçari ishte në mënyrë të ngjashme i qetë në daljen e tij të dytë dhe humbi një shans për të shënuar në pjesën e parë, gjë që Garcia sugjeroi se do ta ndryshonte barazimin në favor të Al-Nassr.

“Një nga gjërat që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes ishte mundësia e humbur e Cristiano-s në pjesën e parë,” u tha trajneri francez gazetarëve pas humbjes 3-1, me Al-Ittihad që kishte kaluar në epërsi pas vetëm 15 minutash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu